Donald Trump dhe Mike Pompeo i shkruajnë për fundvit ministres së Kosovës

Aktuale

Donald Trump dhe Mike Pompeo i shkruajnë për fundvit ministres së Kosovës

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 11:02
Haradinaj-Stublla ka marrë letër urimi për festat e fundvitit nga Donald Trump dhe Mike Pompeo

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se ka marrë letër urimi për festat e fundvitit nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

Haradinaj-Stublla ka shkruar në Twitter se qytetarët e Kosovës janë të bekuar me lidhjen speciale që e kanë me Amerikën.

“E nderuar që marr urimet më të mira për këtë sezon festash nga Presidenti Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Populli i Kosovës është i bekuar me lidhjen speciale me SHBA-në”, ka shkruar kryediplomatja e Kosovës.

“Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara dhe popullin Amerikan me prosperitet të vazhdueshëm, shëndet të mirë dhe dashuri”, ka shkruar tutje Haradinaj-Stublla.

Të dielë, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka pranuar kartolinë urimi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump për festat e fundvitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat