A po përgatitet AAK-ja për zgjedhje, sot zgjodhën kryetarin e ri të të Rinjve

Aktuale

A po përgatitet AAK-ja për zgjedhje, sot zgjodhën kryetarin e ri të të Rinjve

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 16:00
Daut Haradinaj

Shefi i GP-së së AAK-së, Daut Haradinaj, njofton se sot Aleanca e të Rinjve të Kosovës, dega në Deçan, mbajti Kuvendin Zgjedhor ku zgjodhi strukturat udhëheqëse.

Haradinaj thote se Kuvendi zgjodhi për Kryetar të ri të ARK-së, studentin Redon Kamishaj, i cili e mori detyrën nga kryetari i deritanishëm, Kushtrim Loshaj.

“Me Kushtrimin dhe strukturat e deritanishme të ARK-së, e kisha për nderë të punojmë së bashku në të gjitha aktivitetet që kaluam në degën e Deçanit për pesë vite me radhë.

Në tri palë zgjedhje dolem fitues bindshëm, dhe siç duket me gjithë këtë energji do të arrijmë fitore të reja!

Kushtrimit, Besnikut dhe gjithë kolegëve tjerë të ARK-së, ju uroj suksese në rrugën e tyre jetësore!

Do vazhdojmë të jemi bashkë në nivele tjera të organizimit në parti dhe në përgjegjësitë që na presin”, ka shkruar ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat