“UÇK-ja është e mirë po ata që po e mbrojnë nuk janë”

Aktuale

“UÇK-ja është e mirë po ata që po e mbrojnë nuk janë”

Nga: G.B Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 11:49
Ilustrim

Analisti politik Faton Abdullahu, ka thënë se së fundmi është ndërtuar një qasje se kushdo që flet mirë për UÇK-në thonë po mirë e ka por ai që flet nuk është i mirë.

Përmes një postimi në Facebook, Abdullahu ka thënë se sot kushdo që flet mirë për UÇK-në, ose ka bërë ndonjë të keqe, ose e mban të fshehur ndonjë të keqe, ose është vrasës vet ose i ka ndihmuar vrasjet, ose është hajn apo i ndihmon hajnat, pasi nuk mund të jetë ndryshe dhe nuk po mund të mendojshe që vlerat e luftës po rrezikohen dhe duhet t'i mbrosh, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se ky është fillim i mbrapsht i një të keqe të madhe.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

'UÇK-ja është e mirë po ata që po e mbrojnë nuk janë'

A e keni hetu se çfarë qasje kanë ndërtuar disa për UÇK-në kohëve të fundit. Kushdo që flet mirë për UÇK-në ata thonë po mirë e ka, ama ai që flet kështu nuk është i mirë. Pra k’ta nuk e kritikojnë atë që po thua për UÇK-në, por etiketojnë bile edhe shantazhojnë atë që e bën këtë vlerësim pozitiv. Kështu sipas këtyre ai që flet sot mirë për UÇK-në, ja ka bërë ndonjë të keqe ja e mban fshehur ndonjë të keqe, ja është vrasës vetë ja i ka ndihmuar vrasjet, ja është vetë hajn, ja punon për hajna, ja është i punësuar nga krahu i luftës, ja pret të ndodh kjo. Diçka diku ta gjejnë një leqe, ta ngjesin një bisht dhe të sulmojnë. Sepse sipas ‘helmit populist që kanë pi tash sa vite’ s’ka gjasa të jetë ndryshe. S’ka gjasa që sot ti veç po mendojshe që vlerat e luftës po rrezikohen edhe tu paska tek me i mbrojt ato. Ky është fillim i mbrapsht i një të keqe të madhe. Kështu k’ta duan që së pari ta krijojnë një boshllëk pa UÇK-n e mandej ta mbushin atë me diçka tjetër, me çfarëdo qoftë, por jo ta lënë ashtu si e mbushi historia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat