Gjoshi: Koalicioni i shplesës po dojnë me ia nxjerrë sytë njëri-tjetrit

Aktuale

Gjoshi: Koalicioni i shplesës po dojnë me ia nxjerrë sytë njëri-tjetrit

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:34
Betim Gjoshi

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka ironizuar me zhvillimet e sotme në Kuvend, ku VV pamundësoi seancën si rrjedhojë e prezencës së Driton Selmanajt aty.

Duke u shprehur në formë ironike, Gjoshi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se VV e LDK po donë t’ia nxjerrin sytë njëra tjetrës.

“Koalicioni i ShpLesës, LDK & VV, po dojnë me ia nxjerrë sytë njëri-tjetrit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, seanca e sotme u ndërpre pasi që deputetët e VV-së, me të hyrë Selmanaj në seancë nisën brohoritjet dhe protestat në drejtim të tij, nga ku më pas u krijua situatë kaotike dhe u pamundësua vazhdimi i seancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat