Kryeministri Hoti sot në interpelancë për Liqenin e Ujmanit

Aktuale

Kryeministri Hoti sot në interpelancë për Liqenin e Ujmanit

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 07:48
Avdullah Hoti

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë për të votuar pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, ndërkaq me pas do të mban seancë te re.

Pas pikave të zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, Kuvendi do të mbajë interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për çështjen: “Përfshirja dhe ndarja e Liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020”.
 
Më pas, do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar, si dhe do të shqyrtohet raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2019.

Shqyrtimi i Kërkesës së Fondit të Kursimeve Personale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 202 do të jetë pikë e radhës, për të proceduar tutje më shqyrtimin e raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe atij të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, për vitin 2019. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat