Limaj: Koalicioni Nisma me këtë parti do të luftonte për vend të parë

Aktuale

Limaj: Koalicioni Nisma me këtë parti do të luftonte për vend të parë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 23:27
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka treguar a do t’i bashkohet subjekti i tij PDK’së, i cili për momentin nuk e ka figurën udhëheqëse brenda saj.

Limaj për shumë kohë ka qenë njeriu i dytë më i votuar në PDK por më vonë u largua dhe formoi subjektin Nisma.

“Karriera ime politike do të përfundojë në Nismën Socialdemokrate”, ka thënë ai.

“Jemi të hapur për bashkëpunim. Por PDK e ka kryetarin e saj zoti Kadri Veseli. Tash është ushtruesi i detyrës Enver Hoxhaj. Nuk do të shkojë asnjëherë për pozitë për të shfrytëzuar situatën politike për të fituar pozita”, shtoi ai.

“Një koalicion i tillë, PDK-Nisma, do të luftonte për vend të parë”, tha Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat