Limaj: Prokuroria Speciale nuk mund ta hetojë AKI-në, çka nëse informacionet shkojnë në Serbi?

Aktuale

Limaj: Prokuroria Speciale nuk mund ta hetojë AKI-në, çka nëse informacionet shkojnë në Serbi?

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 23:08
Fatmir Limaj

Kreu i Nismas, Fatmir Limaj, ka thënë se informacionet e AKI’së nuk mund të hetohen nga Gjykata Speciale. Kjo deklaratë e Limajt erdhi pas raportimeve të disa mediave në Kosovë, se shkarkimi i drejtorit të AKI’së erdhi për shkak se ky i fundit nuk i dha qasje Prokurorisë Speciale në dokumentet e agjencisë.

Limaj gjithashtu tha se AKI’ja nuk obligohet t’i japë qasje Prokurorisë Speciale në informacionet e veta.

“Unë nuk e di si Prokuroria Speciale mundet me kërku nga AKI’ja qasje në dokumente sekrete. AKI’ja nuk është e obliguar t’i japë qasje Speciales në dokumentet e veta. Kush na garanton neve që ato dokumente nuk shkojnë në Serbi?”, është shprehur Limaj në Pressing.

“Këtë çështje e sqaron edhe ligji i AKI’së. Madje për këtë çështje, mund të thirret drejtori i AKI’së të raportojë para komisionit parlamentar”.

Tutje, Limaj tha se është rregull që dokumentet sekrete të tilla nuk mund të përdoren në procese gjyqësore.

“AKI’ja është siguri shtetërore. Qasja në AKI ka dallim nga qasja në dokumentet publike në Ministrisë së Transportit. Kush po më siguron që këtu nuk ka koordinim me Serbinë?”, ka pyetur Limaj.

“Rregull bazik në demokraci është që dokumentet sekrete të agjensive të intelegjencës nuk mund të përdoren në procese gjyqësore”, shtoi Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat