Ish-shefi i AKI-së: Kasaforta në Presidencë nuk është hapur, jam dëshmitar bashkë me Vjosa Osmanin

Aktuale

Ish-shefi i AKI-së: Kasaforta në Presidencë nuk është hapur, jam dëshmitar bashkë me Vjosa Osmanin

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 21:41
Driton Gashi

Ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi, ka thënë se ka qenë i pranishëm në Presidencë dhe thekson se kasaforta nuk ishte hapur.

Gashi thotë se kishte qenë aty bashkë me ushtruesen e detyrës se Presidentit, Vjosa Osmanin, me shefin e kabinetit të saj dhe me zyrtarin e AKI-së.

“Arsyeja që më nxiti me u inkuadru në emision nuk ishte shkarkimi por çështja e ngarkimit të drejtorit të AKI për hapjen e sefit. Unë kam qenë dëshmitar bashkë me u.d të Presidentit, Vjosa Osmanin dhe me shefin e saj të kabinetit dhe zyrtarin e AKI-së. Unë jam dëshmitar, sefi nuk është hapur.

Çdo gjë është bërë protokollare pra është njoftua Agjencioni i Inteligjencës për shkak se kanë qenë informata të AKI-së për Presidencën. Pra, sefi nuk është hapur dhe nuk ka pasur vepër penale”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat