“Na jena pre, jena gri, jena vra me serbë, e prapë s’po kem qare pa bisedu me ta”, Jashari tregon nëse ka vija të kuqe për ndonjë parti

Aktuale

“Na jena pre, jena gri, jena vra me serbë, e prapë s’po kem qare pa bisedu me ta”, Jashari tregon nëse ka vija të kuqe për ndonjë parti

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 21:38
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me ndonjë parti, por asnjëherë të mos i bashkëngjitet ndonjë partie në Kosovë.

Jashari thotë se e ka menduar krijimin e një subjekti politik si dhe nuk ka vija të kuqe për askënd.

“E kam mendu, por ndoshta vjen ajo ditë. Njëherë ende nuk e kam vendos. Me bashkëpunu po, por me iu bashkangjit jo në asnjë mënyrë. Me të gjitha kisha mund me bashkëpunu. Përderisa na jena pre jena gri e jena vra me serb, e prapë spo kem qare pa u ul e me bisedu me ta, ose unë si kryetar që i kam dy fshatra me komunitetin serb jom shku i kom vizitu i kom ngu hallet e tyne, pse po u dashka une me i qit vijë të kuqe një partie që është shqiptare”, thotë Jashari në Debat Plus.

Ai madje foli edhe për çështjen e presidentit, ku tha se janë të gatshëm ta pranojnë pozitën e presidentit nëse pajtohen partitë politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat