Kjo është arsyeja pse Hoti kërkoi dorëheqjen e drejtorit të AKI-së?!

Aktuale

Kjo është arsyeja pse Hoti kërkoi dorëheqjen e drejtorit të AKI-së?!

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:23
Avdullah Hoti dhe Kreshnik Gashi

Para disa minutash, kryeministri Avdullah Hoti, ka kërkuar dorëheqjen nga detyra e kreut të AKI-së, Kreshnik Gashi.

Kjo kërkesë është bërë publike në faqen zyrtare të kryeministrit Hoti.

“Sot, kam kërkuar nga z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, ka shkruar Hoti.

Arsyeja pse kryeministri ka kërkuar dorëheqjen nga drejtori i AKI-së, është tentim vjedhja e kasafortës me dokumente zyrtare në presidencën e Kosovës.

Vetëm një ditë pasi ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i shefit të shtetit, për shkak të aktakuzës së ngritur nga ana e Gjykatës Speciale, është tentuar të merren dokumente sekrete nga kasaforta e Presidencës.

“Kërkesa për dorëheqje të drejtorit të AKI-së, ka të bëjë me skandalin e para disa ditësh ku është tentuar të vidhet kasaforta me dokumente në zyrën e presidentit”, i ka thënë ky zyrtar qeveritar.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat