Për shkarkimin e shefit të AKI-së, vendimi tani i mbetet Vjosa Osmanit

Aktuale

Për shkarkimin e shefit të AKI-së, vendimi tani i mbetet Vjosa Osmanit

Nga: G.B Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:12
Vjosa Osmani

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka kërkuar lirimin nga detyra shefit të AKI-së, Kreshnik Gashi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, thuhet në njoftim.

Pas kësaj ka reaguar Ehat Miftaraj nga IKD.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është kryer 50 për qind e punës, ndërsa tani pjesa tjetër i mbetet U.D së presidentit, Vjosa Osmanit, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se duhet edhe pëlqimi i saj për shkarkimin e drejtorit të AKI-së, nëse i njëjti nuk jep dorëheqje nga pozita.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Hoti ia kërkon dorëheqjen Drejtorit të AKI-së. 50% e punës u kry.

Tash mbetet edhe 50% e vendimit të U.D. së Presidentes, znj. Osmani apo e jep edhe ajo pëlqimin e saj për shkarkimin e Drejtorit të AKI-së, gjithmonë nëse i njëjti nuk jep dorëheqje nga pozita.

Shkarkimi nuk mund të ndodh pa pëlqimin e përbashkët të Presidentit dhe Kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat