Avdullah Hoti shkarkon shefin e AKI-së

Aktuale

Avdullah Hoti shkarkon shefin e AKI-së

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 14:50
Avdullah Hoti dhe Kreshnik Gashi

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti e ka shkarkuar nga detyra kreun e AKI-së, Kreshnik Gashi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, thuhet në njoftim.

Kreshnik Gashi është emëruar Drejtor i Agjencisë Kosovare për Intelegjencë nga Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, më 25 nëntor 2019.

Para se të emërohej në këtë pozitë ai ka mbajtur pozita të larta institucionale dhe manxheriale në sektorin publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat