Lojë fjalësh mes Ramiz Kelmendit dhe këshilltarit të Pacollit rreth pasurisë e mençurisë

Aktuale

Lojë fjalësh mes Ramiz Kelmendit dhe këshilltarit të Pacollit rreth pasurisë e mençurisë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 14:06
Behgjet Pacolli

Biznesmenët Ramiz Kelmendi dhe Behgjet Pacolli janë dy prej njerëzve më të pasur në Kosovë.

Të dy janë edhe pjesë e politikës kosovare dhe, përvec deputetë, kanë bartur pozita të larta qeveritare.

T7 ka realizuar një intervistë më Ramiz Kelmendin në shtëpinë e tij luksoze në Pejë.

Kur u pyet nga gazetarja Syzana Hajradini se kush është më i pasur ai apo Pacolli, Kelmendi përgjigjet duke thënë:

“Unë jam më i mençur”.

Për të shikuar se çfarë thotë më shumë në lidhje me këtë, shikojeni materialin në linkun e mëposhtëm.

E këtij konkluzioni iu është përgjigjë Naim Murseli, këshilltar i Behgjet Pacollit.

Murseli në një postim në “Facebook”, ka thënë se “mendja është pasuri, e kjo dikujt i mungon”.

“Në mes të një krize pandemike dhe financiare, është shumë e ulët të lavdërohesh me shtëpinë tuaj luksoze dhe pasurinë tuaj financiare. Dhe atë ndaj një nga popujve më të varfër të Evropës. Për ta quajtur më pas veten “më i mençuri nga të gjithë”. Por mos të harrojmë se edhe mendja është pasuri, e kjo dikujt i mungon”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ai poashtu tha se ka dëshirë që njerëzit ta thërrasin Ramiz miliarderi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat