Zëvendëskryeministri Tahiri: Mbyllja totale s’është e nevojshme

Aktuale

Zëvendëskryeministri Tahiri: Mbyllja totale s’është e nevojshme

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 16:15
Besnik Tahiri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri në një postim në rrjetin social ‘Facebook’,ka  zhvilluar një takim virtual më ministrin e Shëndetësisë dhe me kryetarët e komunave dhe Asociacionin  e Komunave të Kosovës.

Ai ka thënë se ka arritur në përfundim se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme aktualisht.

‘Me Ministrin Armend Zemaj bashkëbiseduam me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për situatën me Pandemi dhe  respektimin e masave. U dakorduam të rrisim vigjilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara. Në këtë takim, u dakorduam se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, sikurse që duhet të analizohet zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes’, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë

Me Ministrin Armend Zemaj bashkëbiseduam me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës për situatën me Pandemi dhe respektimin e masave. U dakorduam të rrisim vigjilencën institucionale si dhe respektimin rigoroz të masave të rekomanduara. Në këtë takim, u dakorduam se mbyllja e tërësishme nuk është e nevojshme në këtë fazë, sikurse që duhet të analizohet zonimi dhe të shtyhet orari i mbylljes.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat