Gani Geci paralajmëron fundin e Vjosa Osmanit: Ja e arritura më e madhe e Albin Kurtit

Aktuale

Gani Geci paralajmëron fundin e Vjosa Osmanit: Ja e arritura më e madhe e Albin Kurtit

Nga: P.R Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 19:02
Gani Geci dhe Vjosa Osmani

Deklarata e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë e ndarë nga LDK-ja dhe se votuesin e LDK-së e përfaqëson vetëm ajo, e jo LDK-ja, ka nxitur shumë reagime në Kosovë.

Ndaj Osmanit ka reaguar edhe ish deputeti i LDK-së, Gani Geci.

Sipas Gecit, Vjosa Osmani do ta ketë fatin e Nexhat Dacit dhe Jakup Krasniqit.

“Po më vjen shumë keq që Vjosa Osmani nuk ka arritur ta kuptoj se e arritura më e madhe e Albin Kurtit dhe e LVV është shkatërrimi politikë i rivales së tij kryesore Vjosa Osmani, e në të njëjtën kohë edhe dëmtimi përkohshëm i LDK-së. LDK do të rikthehet gradualisht, por karriera politike e Vjosa Osmanit do të përfundoj ngjashëm me atë të Nexhat Dacin ,Jakup Kraaniqin, Genc Pollon Bamirë Topit Fatmir Sejdiu etj. që te gjithë kanë ikur nga trungu i rritës se tyre politike dhe kanë përfunduar karrierën politike”, ka shkruar Geci, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se Osmani mbrëmë ka deklaruar se vetëm ajo e përfaqëson votuesin e LDK-së.

“Ka qenë zgjidhje e LDK-së, apo logos që për momentin e kanë njerëzit që janë në lidership, por votuesin e LDK-së dihet që e përfaqësoj unë dhe po ashtu parimet mbi të cilat kemi garuar në zgjedhjet e fundit i përfaqësoj unë dhe shumë kolegë të mi. Sepse ne kemi dalë dhe kemi garuar me një platformë të caktuar me premtime të caktuara të natyrës politike dhe natyrave të tjera dhe të gjitha ato fjalë që i kemi dhënë i kemi mbajtur”, deklaroi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat