​Deputetja e PDK-së: Qeveria duhet të adresojë çështjen e grave në sektorin joformal

Aktuale

​Deputetja e PDK-së: Qeveria duhet të adresojë çështjen e grave në sektorin joformal

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 16:30
Besa Ismaili

Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili gjatë debatit parlamentar të Kuvendit të Kosovës për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje, kërkoi nga qeveria të adresojë çështjen e punësimit të grave në sektorin jo formal.

Ajo në foltoren e Kuvendit ngriti shqetësimin edhe të ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

Ismaili: Qeveria e Kosovës duhet të adresojë çështjen e grave në sektorin joformal

“Qeveria e Kosovës duhet të adresojë çështjen e grave në sektori një formal, kuvendi duhet të shqyrtojë mundësitë e miratimit 190 qoftë ky edhe implementimin e një anshëm që adreson punësimin e grave në sektorin jo formal, por ashtu edhe ngacmimet seksuale në vendin e punës”, tha ajo.

Derisa shtoi se edhe periudha e pandemisë ka qenë shumë e vështirë për gratë.

Ismaili: Në kohën e pandemisë është shtuar numri i rasteve të dhunës në familje

“Në kohën e pandemisë është shtuar numri i rasteve të dhunës në familje, e për fatin tonë jo të mirë edhe vështirësitë e grave në sektorin jo formal. Mbyllja dhe kufizimi i lëvizjes së lirë përbënë shqetësim parësor”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat