Ramë Likaj shprehet i lumtur për statutet e përhershme të katër universiteteve publike

Aktuale

Ramë Likaj shprehet i lumtur për statutet e përhershme të katër universiteteve publike

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 19:32
Foto Ilustrim

Ministri i Arsimit shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj ka dhënë lajmin se Kuvendi i Republikës së Kosovës sot votoi statutet e përhershme të katër universiteteve publike: Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajt, ‘Isa Boletinin’, të Mitrovicës. ‘Kadri Zeka’, të Gjilanit dhe ‘Fehmi Agani’, të Gjakovës.

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social ‘Facebook’.

Sipas tij, ky votim ka hapur rrugën e sigurimit të pavarësisë së plotë të këtyre Institucioneve të Arsimit të Lartë. Qëllimi kryesor është që këto universitete publike të kenë statute të përhershme që i mundësojnë të operojnë si njësi të pavarura buxhetore dhe të përshtasin rregulloret, po ashtu vendimarrja e llogaridhënia të jetë e bazuar në këto statute dhe Ligjin e Arsimit të Lartë.

Më tej ka thënë se të gjitha këto universitete publike, duhet të punojnë në ngritjen e cilësisë, konkurrueshmërisë, punësueshmërisë dhe ndërkombëtarizimit.

Postimin i plotë

I lumtur të ndaj me ju lajmin se Kuvendi i Republikës së Kosovës sot votoi statutet e përhershme të katër universiteteve publike: Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Ferizajt, “Isa Boletini” të Mitrovicës, “Kadri Zeka” të Gjilanit dhe “Fehmi Agani” të Gjakovës.

Falënderoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, kryetaren dhe anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim, rektorët dhe menaxhmentin e universiteteve, stafin e MASh dhe të gjithë ekspertët e angazhuar në këtë proces.

Ky votim ka hapur rrugën e sigurimit të pavarësisë së plotë të këtyre Institucioneve të Arsimit të Lartë. Qëllimi kryesor është që këto universitete publike të kenë statute të përhershme që i mundësojnë të operojnë si njësi të pavarura buxhetore dhe të përshtasin rregulloret, poashtu vendimarrja e llogaridhënia të jetë e bazuar në këto statute dhe Ligjin e Arsimit të Lartë.

Të gjitha këto universitete publike, duhet të punojnë në ngritjen e cilësisë, konkurrueshmërisë, punësueshmërisë dhe ndërkombëtarizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat