E thotë Krasniqi: Ramushi President ose zgjedhje në mars – skenari që nuk i konvenon asnjë partie politike përveç LVV-së!

Aktuale

E thotë Krasniqi: Ramushi President ose zgjedhje në mars – skenari që nuk i konvenon asnjë partie politike përveç LVV-së!

Nga: N.Sh Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 14:38
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj do të bëhet president i Kosovës, ose vendi shkon në zgjedhje në marsin e vitit të ardhshëm.

Kështu po thotë analisti politik, Faik Krasniqi.

Sipas Krasniqit, Ramushit kur t’i teket diçka edhe e bënë, siç e bëri kur e kërkoi postin e kryeministrit.

Opinionisti Faik Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, pohon se, Haradinaj nuk pranon asgjë tjetër përveç postit të Presidentit, në të kundërtën do ta dërgoj vendin në zgjedhje.

Mirëpo, ai shton se këto zgjedhje nuk i dëshiron asnjë parti politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Fati i qeverisë në dorë të Ramush Haradinaj. Pa AAK nuk mund të zgjidhet presidenti, sepse nuk do të kishte kuorum.

Nëse LDK dhe PDK nuk ja plotësojnë teket Ramushit për t'u bërë president, atëherë vendi pashmangshëm në mars të 2021 shkon në zgjedhje.

Një gjë e dimë mirë. Kur Ramushit i teket diçka edhe e bën. Para se të bëhej kryeministër për herë të dytë, i patë vënë vetes prioritet që do të bëhej kryeministër. Nuk pranonte asgjë më pak se kryeministër, edhe pse nuk ishte fitues i zgjedhjeve. Thoshte që është më i miri për kryeministër. I vetmi që mund t'i zgjidh problemet e shumta që i ka Kosova.

Të njëjten gjë po e thotë edhe tash. Unë jam kandidati më i mirë për president të Kosovës. Në vitin 2017 PDK domosdoshmërisht e bëri, përndryshe nuk do t'i fitonte zgjedhjet nëse nuk do të bëhej bashkë me AAK, Nisma dhe dhjetëra parti tjera.

E njëjta situatë është edhe sot. Ose Ramushi president, ose vendi shkon ne zgjedhje.

Përveç LVV asnjë partie tjetër nuk i leverdis shkuarja në zgjedhje. As AAK-së, por Ramushit nuk i bëhet aq vonë. Ai dëshiron të bëhet president, dhe jo fati i AAK-së!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat