Reagon PDK, tregon të vërtetën për ultimatumin për rrëzimin e qeverisë

Aktuale

Reagon PDK, tregon të vërtetën për ultimatumin për rrëzimin e qeverisë

Nga: G.B Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 13:26
PDK

PDK ka reaguar pas lajmit se kjo parti i ka vënë kushte partive tjera dhe u ka dhënë ultimatum për plotësimin e tyre, ose bashkë me VV-në do ta rrëzojnë qeverinë.

Lajmin e ka mohuar zëdhënësi i partisë, Avni Bytyçi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se lajmi është plotësisht i pavërtetë dhe se PDK është opozitë dhe qëndrimet e tyre dihen tashmë.

Postimi i tij i plotë:

Lajmi i publikuar nga gazetablic me titullin: ”PDK ultimatum partive në qeveri: Keni afat deri në këtë kohë t’i plotësoni kushtet, përndryshe bashkë me VV-në do ju rrëzojmë”.

Është plotësisht i pavërtetë, Partia Demokratike e Kosovë është parti opozitare. Qëndrimet tona tani më janë më së të njohura!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat