Ndërpritet raportimi i shefit të AKI-së, shkak seanca në Kuvend

Aktuale

Ndërpritet raportimi i shefit të AKI-së, shkak seanca në Kuvend

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 07:47
Drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi para Komisionit

(E plotësuar 11:40) - Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, po raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, lidhur më hapjen e kasafortës në Presidencë.

Mbledhja është ndërprerë për shkak se Kuvendi i Kosovës tani është duke mbajtur seancë të veçantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, si dhe parandalimi i këtij krimi.

Raportimi i shefit të AKI-së në komision do të rifillojë pas një orë, saktësisht në 12 e 30.

***

Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, lidhur më hapjen e kasafortës në Presidencë.

Raportimi i shefit të AKI-së, u bë si zakonisht bëhet pa praninë e medive.

Me ndihmën e IT së Presidencës këtu po dyshohet se u hap kasaforta ku ruhen dokumente të klasifikuara.

Një veprim i tillë dyshohet se u krye nga zyrtar të Agjencisë së Inteligjencës.

***

Edhe sot të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Inteligjencë (AKI).

Para deputetëve të këtij komisioni do të raportojë drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi.

Komisioni në të cilin pritet të raportojë drejtori i AKI-së, do të filloj në ora 10:00.

Gashi para anëtarëve të këtij komisioni ka raportuar edhe një javë më parë.

Raportimi i Shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ishte me dyer të mbyllura. Raportimi i Gashit ishte i shkurtër pasi që siç kishte deklaruar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha kjo për shkak të agjendës së Gashit.

Siç kishte thënë Basha për KosovaPress shefi i AKI-së kishte raportuar rreth sigurisë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat