​Hoti: Nëse nuk ka gatishmëri për postin e presidentit, duhet dakordim për datën e zgjedhjeve

Aktuale

​Hoti: Nëse nuk ka gatishmëri për postin e presidentit, duhet dakordim për datën e zgjedhjeve

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 13:05
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur optimist që përfundimi i dialogut Kosovës-Serbisë është çështje muajsh. Sipas tij ky dialog është duke u zhvilluar në përputhje me parimet që janë vendosur në korrik të këtij viti. Përveç dialogut ai në një konferencë për medie foli edhe për takimin i cili pritet të mbahet me partitë politike ku temë diskutimi është zgjidhja e postit të presidentit.

Kreu i ekzekutivit tha se pavarësisht sfidave dialogu me Serbinë është zhvilluar relativisht mirë.

Hoti: Unë besoj që për disa muaj vijmë në fund të këtij procesi

“Dialogu asnjëherë nuk ka qenë teknik dialogu është duke u zhvilluar në përputhje me parimet që i kemi vendosur në fillim të procesit qysh në korrik, në mes të koordinatorëve të të dyja vendeve për temat që janë shumë specifike. Atë që unë kam thënë vazhdimisht e them edhe sot se ky është një proces I kufizuar në kohë dhe kjo kohë është çështje muajsh. Unë besoj që për disa muaj vijmë në fund të këtij procesi. Unë do doja që të vijmë në fund me marrëveshje përfundimtare për njohje ose do konkludojmë se nuk do merremi vesh për marrëveshje përfundimtare reciproke. Por pavarësisht sfidave që dialogu është zhvilluar relativisht mirë, me progres në disa prej temave “, tha ai.

Kryeministri Hoti nuk ka dhënë datë se kur mund të mbahet tryeza e partive politike ku do diskutohet për postin e presidentit.

Ai ka thënë se nëse nuk ka dakordim për postin e presidentit, duhet të ketë dakordimpër datën e zgjedhjeve.

Hoti: Nuk ka datë se kur mund të mbahet tryeza

“Sa I përket tryezës unë po pres që të dakordohemi dhe të caktojmë datën sa më parë, ende nuk është caktuar kjo datë por pres që këto ditë këtë javë javën tjetër të mblidhemi sepse nuk është çështje urgjente sa është e nevojshme që të adresohet dhe të marr rrugë se kah do të shkojmë…12’42Nuk po jap datë por shpejt do të dakordohemi për këtë tryezë të partive politike për të vendosur për dy gjëra për të parë nëse ka gatishmëri që të negociojmë për zgjedhjen e presidentit dhe nëse gatishmëri pastaj ne duhet të diskutojmë me partitë politike për parimet për të identifikuar një emër konkret për president të vendit. Nëse nuk ka gatishmëri të tillë atëherë ne duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve”, tha Hoti.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se tashmë draft-ligjit për Buxhet është dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, por që nuk kanë bërë ndonjë marrëveshje me PDK-në për t’i siguruar votat për ta kaluar këtë ligj.

Hoti: Nuk kemi bërë marrëveshje me PDK-në për Ligjin për Buxhet

“Ne e kemi dorëzuar draft-ligjin për Buxhet në Kuvend unë pres që ai të kaloj tashmë nëpër procedura parlamentare. Nuk ka marrëveshje me PDK për Ligjin e Buxhetit, me ta ka qenë marrëveshja për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike ata kanë ardhur me disa amandamente. Ne I kemi pranuar ato amandamente dhe ju e dini nga fillimi ne kemi bërë ftesë për komplet opozitën që të bëhen pjesë e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike”, tha Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për vizitën e drejtorit të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Hoti tha se nuk është e vërtetë që nuk është njoftuar kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. Ai tha se ka qenë në kontakt me Jasharin për vizitën e Petkoviq.

Hoti: Zyrtari serb nuk ka qenë në komunën e Skenderajt

“Zyrtari serb nuk ka qenë në komunën e Skenderajt, nuk qëndrojnë ato informata që si duket janë dhënë nëpër medie dhe pastaj mbi bazën e atyre informacioneve edhe kryetari i Skenderajt ka reaguar. Kemi qenë mbrëmë në kontakt me kryetarin Jashari dhe vizitën e zyrtarit serb ne e lejojmë në përputhje me një itinerar dhe vendet saktë se ku do shkoj dhe kur do hyjë në Kosovë dhe kur do dal nga Kosova. Ne po mundohemi që të japim një qasje të kujdesshme, konstruktive dhe të respektojmë lëvizjen e lirë. Deklaratat e zyrtarëve serbë në javët e fundit nuk kanë kontribuar në këtë drejtim, ka pasur deklarata që kanë qenë të natyrës së njëjtë me kohën e Millosheviqit. Këtë vizitë që ka ndodhur dje e kemi lejuar në koordinim të ministrisë së Jashtme dhe zyrës së tij”, tha Hoti.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshmedrejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka qëndruar për vizitë në Kosovës. Pati raportime se ai kishte qëndruar edhe në Skenderaj e pas kësaj reagoi kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari i cili tha se nga zyrtarët qeveritar të Kosovës nuk ka qenë i njoftuar për vizitën e Petkoviqit në Skenderaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat