Hoti: Të premten në këtë orë hapet sistemi online për tërheqjen e 10% nga Trusti

Aktuale

Hoti: Të premten në këtë orë hapet sistemi online për tërheqjen e 10% nga Trusti

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 11:47
Avdullah Hoti në konferencë për media

(E plotësuar 12:06) - Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka konfirmuar sot se nuk ka marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), për votimin e Projektligjit për buxhetin.

Hoti ka theksuar se ata e kanë votuar Ligjin për Rimëkëmbje pasi në të u përfshinë edhe disa amendamente të propozuara nga PDK-ja.

“Ne e kemi dorëzuar draftligjin për buxhetin. Presim që të kryhen procedurat parlamentare. Nuk kemi marrëveshje me PDK-në për buxhetin. Për Ligin për Rimëkëmbje ata kanë propozuar disa amendamente ne i kemi pranuar dhe ata e votuan Ligjin. Për buxhetin nuk kemi marrëveshje”, ka thënë Hoti.

Në këtë konferencë u dhanë sqarime për tërheqjen e 10% nga Fondi Pensional i Kosovës (Trusti).

Sistemi online për tërheqjen e këtyre mjeteve do të hapet të premten në ora 15:00.

Platforma e re është Trusti10.org. 

***

Pas takimit me zyrtarë të BQK-së dhe Trustit, kryeministri i vendit Avdullah Hoti është deklaruar në një konferencë për media.

Ai ka thënë që të gjitha përgatitjet janë kryer për tu implementuar pagesat nga Trusti.

“Ligji ka dal në Gazetën Zyrtare dhe ligjërisht këto institucione veçse mund të fillojnë punën siç parashikohet në Ligj. Të gjitha përgatitjet janë bërë dhe janë ndarë informacionet në mes të këtyre dy institucioneve, është pagatitur sistemi është hapur ueb faqja dhe të premten në orën 15:00 hapet sistemi për qytetarët për të aplikuar për tërheqjen e këtyre kursimeve”, ka thënë ai.

Hoti theksoi se shpreson që nuk do të ketë problem me sistemin ku do të tërhiqen mjetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat