​Hoti: Viktimat e dhunës seksuale meritojnë mbështetje të institucioneve

Aktuale

​Hoti: Viktimat e dhunës seksuale meritojnë mbështetje të institucioneve

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 10:31
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i ka dalë në mbështetje viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në vend.

Kreu i qeverisë gjatë tryezës mbi procesin dhe sfidat e njohjes së statusit të këtyre viktimave tha se njëjtit janë një plagë e rëndë për gjithë Kosovës, e cila ka mbetur pa u trajtuar plotësisht.

“Plagë e rëndë për të gjithë ne që ka mbetur pa u trajtuar plotësisht. Viktimat e dhunës seksuale meritojnë mbështetje të institucioneve.

 Ne jemi të përkushtuar për procesin e njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat