Avdullah Hoti hedh akuza të reja mbi Albin Kurtin

Aktuale

Avdullah Hoti hedh akuza të reja mbi Albin Kurtin

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 21:04
Avdullah Hoti, Albin Kurti

Kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar ish-kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se në kohën kur me vendin qeveriste lideri i VV-së, ishin ngrirë raportet Kosovë-SHBA.

“Raporti është i bazuar në fiksione, në të pavërteta dhe konspiracione dhe është shkruar për qëllime të caktuara puro politike nga autorë që nuk meritojnë vëmendje sepse s’kanë kredibilitet të tillë që të merren aq seriozisht”, tha Hoti.

“Në muajt kur ndodhen ndryshimet në qeverinë paraprake ka pasur ashpërsim të skajshëm të marrëdhënieve të shtetit të Kosovës me SHBA’të duke i ngri fondet MCC të cilat menjëherë pastaj u lëshuan. Pra, filluan procedurat kur u formua qeveria”, shtoi Hoti.

Hoti ka komentuar edhe raportin e PE-së për “lajmet e rreme”, duke thënë se është i ndërtuar mbi konspiracione.

Ai ka thënë se Qeveria do të reagojë kundër këtij raporti i cili sipas tij ka autorë njerëz që nuk janë në linjë me vlerat e BE’së.

“Komenti im është që ai raport është i ndërtuar për të pavërteta dhe mbi konspiracione të caktuara mbi momnte të caktuara gjatë kësaj periudhe dhe nuk meriton vëmendje. Shpresoj që Parlamenti Europian nuk do ta marrë parasysh. Nëse shihni autorët, ata nuk janë në linjë me vlerat e BE’së dhe kanë agjendat e tyre. Pres që në ditët e ardhshme të kemi reagim zyrtar dhe të ketë reagim nga BE’ja që të ketë reagim”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat