Ja sa qytetarë mund të nxjerrin më shumë se 3 mijë euro në trust

Aktuale

Ja sa qytetarë mund të nxjerrin më shumë se 3 mijë euro në trust

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 16:32
Para

Vetëm 2% e qytetarëve të Kosovës do të mund të tërheqin nga Trusti më shumë se nga 3 mijë euro.

Nga 629 mijë e 96 kontribuues që i ka Fondi i Kursimeve Pensionale, janë 12 mijë qytetarë të cilët mund të tërheqin më shumë se nga 3 mijë euro nga 10% i trustit në kuadër të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Sipas të dhënave të detajuara 12 mijë e 331 qytetarë të Kosovës do të mund të marrin nga 3 mijë e 117 euro nga llogaritë e tyre në trust.

E po ashtu janë një pjesë e vogël e qytetarëve të cilët mund të përfitojnë nga ky 10% më shumë se një mijë euro.

Konkretisht janë 9 mijë e 719 kontribuues të tjerë të cilët do të mund të tërheqin, 1 mijë e 710 euro nga fondi i kursimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat