Konflikti më i përgjakshëm në Afrikë, drejt zgjidhjes - Bota Sot
Konflikti më i përgjakshëm në Afrikë, drejt zgjidhjes

Afrika

E martë, 14 gusht 2018

Konflikti më i përgjakshëm në Afrikë, drejt zgjidhjes

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 08:49
Etiopi

Koalicioni qeverisës në Etiopi njoftoi se do të pranojë dhe zbatojë plotësisht marrëveshjen e paqes, që do t’i japë fund luftës disa vjeçare me Eritrenë në kufi.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se do të pranohet rezultati i një vendimi të Komisionit të Kufirit të vitit 2002, e cila i dha Eritresë territoret e kontestuara, përfshirë edhe qytetin e Badmesë.

“Ne pranojnmë vendimin e Komisionit të Kufirit, ët marrë në vitin 2002 dhe presim që qeveria e Eritresë të bëjë të njëjtën gjë pa vendosur asnjë kusht tjetër. Shpresojmë që edhe në Eritre t’i përgjigjen thirrjes tonë për të rikthyer paqen mes dy popujve vëllezër, ashtu siç ka qenë më parë”, thuhej në deklaratën e qeverisë etiopiane.

Ky vendim do të mund t’i japë fund një konflikti që zgjat që nga viti 1998 dhe mund të cilësohet si lufta më vdekjeprurëse në Afrikë. Si pasojë e këtyre luftimeve kanë humbur jetën dhjetëra mijëra njerëz nga të dy shtetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test