Egjipti mban zgjedhje presidenciale - Bota Sot
Egjipti mban zgjedhje presidenciale

Afrika

E diel, 24 qershor 2018

Egjipti mban zgjedhje presidenciale

Më: 26 mars 2018 Në ora: 08:54
Ilustrim

Egjiptianët po votojnë sot në zgjedhjet presidenciale, të cilat, presidenti aktual Abdel Fattah al-Sisi, ka më së shumti gjasa që t’i fitojë.

Votimet kanë nisur sot dhe do të zgjasin tre ditë. Zyrtarët kanë thënë se rezultatet e votimeve pritet të shpallen më 2 prill.

Vendvotimet do të jenë të hapura për 12 orë çdo ditë dhe mbi 60 milionë votues kanë të drejtë vote.

Sisi po përballet me një kundërkandidat pak të njohur, Moussa Mostafa Moussa, i cili është regjistruar në garë në minutën e fundit.

Sidoqoftë, përpara se të merrte pjesë në garë, Moussa ka qenë zyrtar në fushatën zgjedhore të Sisit. Megjithatë, ai ka insistuar se nuk është “kukull” e presidentit të Egjiptit.

Zgjedhjet në Egjipt po mbahen nën masa të shtuara të sigurisë. Grupi militant Shteti Islamik ka kërcënuar se do të kryejë sulme gjatë zgjedhjeve. Militantët janë fajësuar për vrasjen e qindra personave në Egjipt gjatë viteve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test