Ekstremistët islamikë sot kanë sulmuar ambasadën franceze dhe selinë e ushtrisë, në sulme të ndara, në kryeqytetin e Burkina Fasos, duke vrarë të paktën shtatë ushtarë, kurse edhe tetë nga sulmuesit u vranë, tha një zyrtar qeveritar.
Më shumë se 90 vetë u plagosën, në dhunën që shpërthu në ish-koloninë franceze në Afrikën Perëndimore.
Zyrtarët shtetëror e kanë quajtur këtë si një sulm terrorist.