Erdogan fillon turneun në Afrikë - Bota Sot
Erdogan fillon turneun në Afrikë

Afrika

E hënë, 18 qershor 2018

Erdogan fillon turneun në Afrikë

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 23:23
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, me zizitën në Algjeri, sot filloi një turne në Afrikë, që do të vijojë në tre vende të këtij kontinenti, ku Ankaraja po përpiqet prej disa vitesh të rrisë influencën.

Presidenti turk mbërriti sot në mbrëmje në Algjer, në etapën e parë të kësaj vizite, që ai e cilësoi historike dhe që do të vijojë deri të premten në Mauritani, Senegal dhe më pas në Mali.

“Algjeria është një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm tregtarë në rajon. Ne dëshirojmë të riforcojmë marrëdhëniet tona në planin ushtarak dhe kulturor”, deklaroi Erdogan në një konferencë shtypi në Stamboll para se të nisej.

Presidenti turk, i shoqëruar nga disa ministra dhe biznesmenë, theksoi se do të zhvillonte bisedime me drejtuesit algjerianë për marrëdhëniet mes dy vendeve, veçanërisht në planin energjetik si dhe për çështjet rajonale.

Erdogan, për të cilin është vizita e tretë në Algjeri që prej ardhjes në pushtet në vitin 2003, do të takohet me presidentin Abdelaziz Bouteflika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test