Prindërit thonë se janë rrëmbyer 101 vajza - Bota Sot
Prindërit thonë se janë rrëmbyer 101 vajza

Afrika

E hënë, 18 qershor 2018

Prindërit thonë se janë rrëmbyer 101 vajza

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 23:27
Ilustrim

Pas një sulmi në një shkollë në veri të Nigerisë, që dyshohet se është kryer nga grupi ekstremist Boko Haram, prindërit njoftuan sot se mungojnë më shumë se 100 vajza.

AP raporton, se ky njoftim erdhi pasi zyrtarët qeveritarë në shtetin federal të Jobe pranuan se rreth 50 vajza humbën si pasojë e sulmit në fshatin Dapca, që ndodhi natën e të hënës.

Boko Haram është një grup terrorist islamik, të cilët vrasin e rrëmbejnë të rinjtë, kryesisht vajzat, të cilat i mbajnë në kushte çnjerëzore duke ushtruar dhunë të formave të ndryshme ndaj tyre, edhe ato seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test