Ndodh mrekullia/ Punëtori nxirret pas pesë ditësh nga rrënojat e pallatit të shembur

Afrika

Ndodh mrekullia/ Punëtori nxirret pas pesë ditësh nga rrënojat e pallatit të shembur

Më: 12 maj 2024 Në ora: 09:00
Afrike

Një punëtor është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin George të Afrikës së Jugut, pasi mbeti i bllokuar për gati pesë ditë. Ekipet e shpëtimit arritën të kontaktojnë burrin dhe t’i japin ujë pasi dëgjuan dikë brenda rrënojave.

Kryeministri i Kepit Perëndimor, Alan Winde, tha se shpëtimi i së shtunës ishte “mrekullia” që ata kishin shpresuar. Blloku i apartamenteve i ndërtuar pjesërisht u shemb të hënën, duke vrarë të paktën 14 persona dhe duke lënë 39 të pagjetur. 81 vetë ishin në kantierin e ndërtimit kur ndërtesa u rrëzua, thuhet në njoftimin e fundit.

Trembëdhjetë nga ata që u shpëtuan po trajtohen në spital. Kanali i Afrikës së Jugut News24 raportoi se njeriu i shpëtuar ishte Gabriel Gambe, 33-vjeç, i cili u pa duke u transportuar në një ambulancë në pritje. Duke folur nga vendi i ndërtesës së shembur, Winde shprehu mirënjohjen e tij për ekipet që punojnë “pa u lodhur” për të shpëtuar ata që janë bllokuar.

“Ne kurrë nuk e humbëm shpresën dhe sot nuk mund ta shpreh shkallën e lehtësimit dhe gëzimit tim. Faleminderit të gjitha skuadrave – ju jeni heronj të vërtetë.” Colin Deiner, kreu i menaxhimit të katastrofave të provincës, tha se Gambe u tha atyre përpara se të lirohej se kishte një “peshë” në këmbët e tij.

Shpëtimi i së shtunës vjen pas lirimit të 29-vjeçarit Delvin Safels të mërkurën, i cili tërhoqi vëmendjen e publikut pasi u dërgoi nota zërash pikëlluese prindërve dhe të dashurës së tij, duke u thënë atyre se sa shumë i donte dhe duke shprehur frikën se nuk do të dilte i gjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat