Aksidentohet fugoni me pasagjerë, 13 të vdekur në Tanzani

Afrika

Aksidentohet fugoni me pasagjerë, 13 të vdekur në Tanzani

Më: 22 prill 2024 Në ora: 23:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi një fugon me pasagjerë është përplasur me një cisternë në një rrugë në Tanzaninë jugore.

Drejtori i policisë së qarkut, John Imory ka theksuar se të plagosurit u transportuan në spital.

Ndërkohë grupi hetimor dhe ekspertët po punojnë për shkaqet e aksidentit.

Ndërsa drejtuesi i cisterncës ndodhet në kërkim pasi u largua nga vend ngjarja pas aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat