Politikanët tentojnë t’ia mbathin me valixhet plot me para, pamjet kur ndalohen nga policia

Afrika

Politikanët tentojnë t’ia mbathin me valixhet plot me para, pamjet kur ndalohen nga policia

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 06:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një sasi e madhe parash është sekuestruar nga policia në Gabon të Afrikës, pas grushtit të shtetit që rrëzoi presidentin Ali Bongo.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë valixhe të mbushura plot me kartëmonedha frangash, dollarësh dhe eurosh.

Ato supozohet se janë sekuestruar në banesën e presidentit Bongo.

Ky i fundit fitoi zgjedhjet me 64.2% të votave, megjithatë një grusht shteti i organizuar nga ushtria që tashmë ka marrë pushtetin, i deklaroi zgjedhjet si të manipuluara dhe e vendosi presidentin nën masën “arrest shtëpie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat