Aksident tragjik/ Kamioni humb kontrollin dhe merr para minibusët me pasagjerë, 48 të vdekur

Afrika

Aksident tragjik/ Kamioni humb kontrollin dhe merr para minibusët me pasagjerë, 48 të vdekur

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 07:45
Pamje nga aksidenti

Të paktën 48 persona vdiqën në një aksident rrugor në Kenian perëndimore mbrëmë në një kryqëzim të ngarkuar, tha policia lokale.

“Aktualisht mund të konfirmojmë se 48 persona janë të vdekur dhe vlerësojmë se një ose dy të tjerë janë ende të bllokuar brenda kamionit,” tha një komandant policie, Geoffrey Magek, pas përplasjes në autostradën midis qyteteve Kericho dhe Nakuru.

Komandanti foli për të paktën 30 të plagosur që janë dërguar në spitalet aty pranë.

“Një kamion në rrugën për në Keriço ka humbur kontrollin dhe është përplasur me minibusët lokalë të mbledhur në një stacion autobusi, duke marrë para pasagjerë dhe këmbësorë të rastit.”, tha zyrtari policor.

Disa rrjete televizive lokale treguan imazhe të automjeteve të dëmtuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat