Numri i viktimave të kultit të ‘vetëvrasjes së urisë’, arrin në 58 në Kenia

Afrika

Numri i viktimave të kultit të ‘vetëvrasjes së urisë’, arrin në 58 në Kenia

Më: 24 prill 2023 Në ora: 18:44
Kenia

Kreu i policisë në Kenia tha se tetë persona të tjerë iu shtuan viktimave, të cilët fillimisht ishin gjetur të dobësuar në ekstrem por gjallë.

Zyrtarët thanë se kanë mbledhur 58 trupa, kryesisht nga varre masive në lindje të Kenias, që duket se i përkisnin një kulti fetar kristian që besonin se do të shkonin në paraljsë nëse vdisnin qëllimisht nga uria.

Kryqi i Kuq vendas thotë se numri viktimave mund të rritet akoma, pasi 112 njerëz janë raportuar të humbur.

Ndjekësit e kultit të Kishës ‘Good News International’ jetonin në disa komunitete të veçuara në zonë 300 hektarëshe në pyllin Shakahola, raportojnë nga vendi.

Kreu i policisë Japhet Koome, tha nga vendngjarja se 50 njerëz ishin gjetur në varre të përbashkëta, ndërsa tetë ishin gjetur të dobësuar në ekstrem dhe më vonë kishin vdekur.

Ai shtoi se 29 të mbijetuar ishin shpëtuar dhe se policia po kërkonte për të gjetur të tjerë.

Kreu i kultit Paul Mackenzie, i arrestuar më 14 prill pas raportimeve për varre të cekëta me trupat e të paktën 31 ndjekësve të tij.

Policia tha se 14 anëtarë të tjerë të kultit ishin arrestuar nga policia.

Presidenti William Ruto tha se mësimet e Mackenzie binin në kundërshtim me besimet autentike.

“Zoti Mackenzie … hiqet si një pastor kur në fakt është një kriminel i tmerrshëm,” tha Ruto, gjatë një fjalimi në një event pranë kryeqytetit Nairobi.

Ai shtoi se kishte urdhëruar zyrtarët të zbulonin gjithçka mbi atë që ndodhi për të goditur ata që “përdorim fenë për të avancuar ideologji të dëmshme e të papranueshme në republikën e Kenia, që shkaktojnë humbje të panevojshme jete”.

Ministri i brendshëm Kindiki tha dje se i gjithë pylli ishte rrethuar nga policia duke u shpallur “skenë krimi”.

Ai shtonte se incidenti ishte “një rast i qartë abuzimi me të drejtën e njeriut për lirinë e besimit fetar”.

Mackenzie ishte arrestuar dy herë më parë në 2019 në lidhje me vdekje fëmijësh, por të dyja herët ishte liruar me kusht dhe çeshtjet mbeten ende të hapura, shkruan rrjeti AlJaseera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat