Ish -presidenti i Çadit, Hissene Habre, i cili po vuante një dënim të përjetshëm në Senegal për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ka vdekur, tha të martën ministri senegalez i Drejtësisë Malick Sall, raporton France24.
Ai ishte 79 vjeç.
"Habre është në duart e Zotit të tij," tha Sall për kanalin televiziv TFM.
Konsullata e Çadit tha se ai kishte vdekur nga Covid-19.
Habre, i cili sundoi Çadin nga viti 1982 deri në 1990, u dënua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në një gjyq të mbështetur nga Bashkimi Afrikan në kryeqytetin senegalez Dakar në 2016.