Rëndohet bilanci i viktimave në Algjeri, zjarret u marrin jetën 64 personave

Afrika

Rëndohet bilanci i viktimave në Algjeri, zjarret u marrin jetën 64 personave

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 15:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 65 persona janë vrarë në zjarret që shpërthyen në Algjeri, sipas raporteve të televizionit shtetëror.

Zyrtarët thanë se numri përfshinte 25 ushtarë të vrarë në përpjekje për të shpëtuar banorët.

Zjarret kanë shkatërruar pyjet dhe fshatrat në lindje të kryeqytetit, Algjer, në rajonin Kabyle, duke mbuluar zonën malore me re të dendura tymi.

Kryeministri Ayman Benabderrahmane i tha televizionit shtetëror se flakët duket se ishin “shumë të sinkronizuara”, duke shtuar se “bën që dikush të besojë se këto ishin akte kriminale”.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë dhe tha se qeveria ishte në bisedime me partnerët për të punësuar aeroplanë për të shuar zjarret. Rajoni nuk ka avionë që hedh ujë.

Zjarrfikëset dhe ushtria ende po përpiqen të shuajnë flakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat