Një gardian i Afrikës së Jugut është kapur në pamjet e kamerave duke luftuar një bandë grabitësish të armatosur që spërkatën makinën e tij të sigurisë me mbi tridhjetë plumba në një përpjekje për ta vrarë atë.
Sipas medieve të huaja, ish-snajperisti i policisë, Leo Prinsloo, 48-vjeçar, po shoqëronte një ngarkesë me vlerë të lartë, me makinën e blinduar Toyota Land Cruiser, kur u zu në pritë nga dy makina, që ishin plot me persona të armatosur.
Disa të shtëna dëgjohen së pari derisa një makinë i afrohet automjetit të ekspertit të sigurisë Leo në autostradën N4 në kryeqytetin Pretoria, duke hapur zjarr dhe në fund duke shkatërruar dritaren e makinës së blinduar.
Në mënyrë të pabesueshme Leo – i cili ishte me njësinë e forcave speciale të Shërbimeve të Policisë së Afrikës së Jugut për 12 vjet, dhe u mëson forcave të tyre speciale ushtarake se si të qëllojnë – mbetet jashtëzakonisht i qetë gjatë sulmit.