Bamirësia e SHBK “SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër dhe SHB „NËNA TEREZË“ nuk ka të ndalur

Zvicra

Bamirësia e SHBK “SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër dhe SHB „NËNA TEREZË“ nuk ka të ndalur

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 21:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot, me 25.09.2024 në Junik ju dorzuan çelsat e shtëpisë së re familjes së Avdyl Salihaj.

Anëtarët e kryesisë së SHBK „SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër Muhamet Krasniqi, Hamdi Rrustemaj, Asmon Krasniqi së bashku me:Anëtarin e kryesisë së SHB „ NËNA TEREZË“ në Zvicër Martin Musaj,përcjelësin e punimeve të kësaj shtëpie,veprimtarin e palodhur Kadri Krasniqi dhe kryetarin e komunës së Junikut Ruzhdi Shehu,i dorzuan çelsat e shtëpisë së re familjes së Avdyl Salihaj në Junik. Ky projekt u realizua me nismën e SHBK „SLIH ÇRKAJ“ në Zvicër së bashku me SHB “NËNA TEREZË“ në Zvicër. Këti projekti ju bashkangjitën fuqishëm mërgimtarët nga Juniku të cilët dhanë një kontribut të çmueshëm. Falë këti bashkpunimi të shkelqyeshëm tripalësh u realizua me shumë sukses ku projekt i nivelit bashkohorë. Nga sot familja Salihaj do e ketë një jetë më të mirë, më të rehashëm dhe më me pak brenga. Ne ndihemi jashtzakonisht të lumtur që patëm mundësin të japim kontributin tonë modest dhe familja Salihu ndihet e knaçur dhe e lumtur me shtëpin e re.

Në emër të kryesisë së SHBK „ SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër i falëmnderoj:SHB „ NËNA TEREZË“ në zvicër, të gjithë mërgimtarët Junikas në Zvicër dhe Gjermani, veprimtarin e palodhur që përcjelli punimet Kadri Krasniqin dhe të gjthë ata që ndihmuan në realizimin e këti projekti.

Një falëmnderim i veqant për drejtimin e këti aksioni, shkon për Asmon Krasniqin i cili ishte bartësi kryesorë dhe arktarin e shoqatës Muhamet Krasniqin për korretësin e udhëheqjes së financave.

Familjes Salihaj i urojmë shtëpin e re, ta gëzojnë dhe të jetojnë gjithmonë të lumtur në te.

Me shumë respekt kryesia e SHBK „SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat