Çifti shqiptar arrestohet në Zvicër, kishin kryer një krim në Itali

Zvicra

Çifti shqiptar arrestohet në Zvicër, kishin kryer një krim në Itali

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 19:11
Ilustrim

Një çift nga Shqipëria u arrestua të hënën në Zvicër.

Ata ishin shpallur në kërkim me fletarrest ndërkombëtar nga Italia.

Ngjarja ndodhi në Weiningen, njoftoi Policia Kantonale e Zurichut.

Zyrtarët policorë, vunë re një automjet me targa italiane në Zürcherstrasse.

Kur i kontrolluan të dyshuarit dhe automjetin e tyre, nuk arritën që t’i identifikonin.

Për këtë arsye policia i dërgoi në stacion.

Kur ata u legjitimuan, më pas rezultoi se bëhej fjalë për një shtetas shqiptar 44-vjeçar dhe një shtetase shqiptare 38-vjeçare, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Policia e Zurichut njoftoi se të dy ishin të arratisur nga një burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat