Tre ambasadorët shqiptarë në Zvicër, në mbështetje të projektit për Aleksandër Moisiun

Zvicra

Tre ambasadorët shqiptarë në Zvicër, në mbështetje të projektit për Aleksandër Moisiun

Nga: Dashnim Hebibi Më: 8 qershor 2024 Në ora: 14:33
Ambasadorët shqiptarë në Zvicër

Se bashkatdhetarët tanë kanë kontribuar për të mirën e atdheut me vite e vite, këtë e dijmë, por edhe sot e kësaj dite ata nuk po ndalen për të jehuar zëri i bashkëkombasve tanë që kanë kontribuar edhe për botën në fusha të ndryshme në të mirë të përgjithshme. Pas kryeheroit kombëtar, Skënderbeu që e kemi nëpër shumë qendra të evropës, pastaj të nobelistes, Nënë Tereza, edhe Aleksandër Moisiu siç duket do të jehoj brez pas brezi me një shesh dhe bust edhe ate në shtetin ku pushon edhe trupi i tij së bashku me bashkëshorten në shtetin mik të kombit tonë në Zvicër në këtë shtet ku jetojnë dhe veprojnë mbi 400.000 bashkatdhetarë të të gjitha trevave shqiptare.

Aktori me famë botërore, por me gjakë shqiptari, Aleksandër Moisiu është kujtuar në Zvicër nga Adem Kicaj, aktori, skenaristi, regjisori, presidenti i shkollës së aktrimit IFTP me studentë dhe miq të tij, së bashku me veprimtarin e çështjes kombëtare, z. Sylë Mujaj i shoqëruar me veprimtarë të tjerë që jetojnë në pjesën e Luganos e Tiçinos i cili është edhe njohës i mirë i jetës dhe veprës së Moisiut për shumë vite me radhë, ku vazhdon edhe sot e kësaj dite. E tani, po shkon drejt jetësimit në Zvicrën mike, projekti i nisur më 24.03.24 nga Morcote kanton Tessin, ku pushon përjetësish, Aleksandër Moisiu, aktori më i madh i skenës evropiane në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit XX, pra sheshi, busti dhe shtëpia muze e Aleksandër Moisiut.

Ky projekt ka marrë mbështetje të disa bashkatdhetarëve që jetojnë në Zvicër dhe dita ditës po merr, por kur merr mbështetje edhe nga ambasadat tona do të ishte edhe më mirë. Prandaj, ky grup inicues të dalur nga data 24 mars e vitit 2024, menjëherë u angazhuan që të takohen drejtpërdrejt me tre ambasadorët shqiptarë që veprojnë në Zvicër për të marrur mbështetje, nga ambsadori i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ai Republikës së Kosovës. Takimi i parë në lidhje me projektin ishte i datës 8 prill të vitit 2024 në ambasadën e Republikës së Kosovës në Bern me Shkëlqesinë e tij, Ambasador, z.Sami Ukelli. Në ate takim ishte z.Adem Kicaj, z.Rafet Ademi dhe PhD.Dashnim Hebibi. Takimi ishte shumë miqësorë dhe ambasadori Ukelli i dha mbështetje stafit të projektit.

Image
Foto nga takimi

Ndërsa dje, pra e premte e datës 07 qershor në ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern, në orën 13.00, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri, priti z.Adem Kicaj, z.Rafet Ademi, z.Përparim Sabriu dhe PhD. Dashnim Hebibi për të bashkëbiseduar dhe për tu njoftuar për së afërmi me projektin. Takimi ishte i përzemërt dhe musafrët morën fjalët më të mira të mundshme për projektin në fjalë, duke e ditur edhe siç tha ambasadori, se në këtë shtet jetojnë e veprojnë rreth 100.000 bashkëkombas shqiptarë që janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe projektet e tilla padyshim se na gëzojnë se mbi të gjitha është fjala për Moisiun që e njeh e gjithë bota. Në fund të takimit, ambsadorit iu dhurua edhe një mirënjohje nga z.Adem Kicaj president i shkollës së aktrimit IFTP për kontributin dhe mbështetjen që i ka dhënë ambasadori Demiri.

Edhe PhD. Dashnim Hebibi, që njihet me punën e tij në diasporë e më gjerë, i dhuroi disa nga librat e tij që janë kryesisht për diasporën tonë. Ndërsa në orën 15.00, ky grup inicues u takuan në ambasadë edhe me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.Mustafa Nano si dhe me sekretarin e parë të ambasadës z.Valon Gashi. Edhe ky takim ishte i përzemërt dhe u bashkëbisedua hollësisht për projektin e lartë përmendur dhe ambasadori i përgëzoi dhe ofroi mbështetje. Ambasadori z.Nano, përmendi kontributin e madh që ka dhënë diaspora shqiptare për të mirën e kombit edhe ate pa u ndalur.

Image
Foto nga takimi

Edhe ky projekt tregon qartë, se diaspora jonë nuk do të ndalet kurrë dhe ne e shteti shqiptarë do të jetë afër bashkatdhetarëve. Pas takimit miqësorë me dy ambasadorët, inicuesit e projektit falënderuan për mbështetje edhe nga tre ambasadorët shqiptarë në Zvicër nga ai i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.Mustafa Nano, i Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri ( nga takimi i sotëm, datë 07.06.2024) dhe të Kosovës, Shkëlqesia e Tij, z.Sami Ukelli ( takimi i datës 8.04.24, tashmë ish ambasador). Z. Adem Kicaj, z.Rafet Ademi, z.Perparim Sabriu, falënderuan ambasadorët edhe në emër të disa veprimtarëve të tjerë, si të z.Musa Sylejmani, z.Sylë Mujaj, z.Remzi Durmishi, etj, për mbështetje të këij projekti.

Gjatë ditëve në vazhdim pritet që të vazhdohet me punë të tjera dhe shpresojmë shumë se edhe komuna e Ticinos do ta miratoje kërkesën dhe projektin e dëshirën e madhe të bashkatdhetarëve tanë, por edhe të artistëve e dashamirësve të artit në përgjithësi, sepse Moisiu ishte me gjakë shqiptari, por i dha shumë artit në përgjithësi. Ky staf inicues i projektit I drejtuar nga z.Kicaj është i hapur për bashkëpunim nga të gjithë ata bashkatdhetarë që duan të kontribuojnë dhe bëjnë thirrje për t`iu bashkuar që ta jetësojmë Aleksandër Moisiun për jetë të jetëve në shtetin mik të kombit tonë siç është Zvicra, gjeneratë pas gjenerate.

Image
Foto nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat