Avokati nga Kosova në Zvicër flet për angazhimin e tij për të promovuar investimet në Kosovë

Zvicra

Avokati nga Kosova në Zvicër flet për angazhimin e tij për të promovuar investimet në Kosovë

Më: 30 maj 2024 Në ora: 16:51
Butrint Ajredini

Avokati dhe nënkryetari i Odës ekonomike Zvicër – Kosovës, Butrint Ajredini, i cili është rritur dhe ka kryer shkollën në Gjenevë, ka ndarë eksperiencën e tij në fushën e ligjit dhe angazhimin për të promovuar investimet në Kosovë.

Përkundër sfidave të zakonshme që mund të përballen avokatët në një treg të këtillë, ai vlerëson hapësirën e tregut të lirë dhe mundësitë për të ndihmuar klientët e tij në shumë fusha.

Por përtej detyrave të tij profesionale, avokati ka marrë pjesë aktive në nxitjen e investimeve në Kosovë.

Ai tregon një ngjarje ku një investitor në Zvicër, i cili kishte frikë për të investuar në Kosovë, u drejtua tek ai për këshillim dhe ndihmë.

Avokati, i cili njeh mirë kontekstin e biznesit në të dy vendet, u angazhua në projekt dhe u përpjek të adresonte mosbesimin e investitorit duke përcjellur sigurinë dhe potencialin e tregut të Kosovës.

“Kur i kam pasur gjashtë muajsh kam shkuar në Gjenevë, jam rritur e shkolluar atje. Në Zvicër prindërit e kanë ruajtur gjuhën, kemi folur shqip në shtëpi, ka pasur edhe shkolla në gjuhën shqipe…  Para tre vitesh një investitorë në Zvicër ka ardhur në zyrën time, ka ardhur te unë sepse jam avokat me origjinë kosovare, ka pasur nevojë për t’u siguruar dhe unë e kam përcjell deri në Kosovë pastaj kam marrë pjesë në projekt ndërtimi dhe e kam parë që është një mangësi, që investitori ka frikë me investu në Kosovë. Kjo ka ndodhur pak para pandemisë, një javë para pandemisë, dhe nga ky problem jam informuar se a ka odë ekonomike Zvicër – Kosova… e njëjta odë që ishte që 12 vjet në Gjenevë nuk ka qenë aktive, pastaj u mblodhëm me shumë njerëz profesionistë… tashmë është aktivizuar oda…. Jemi të hapur për të gjitha bizneset për t’i ndërmjetësuar dhe këshilluar”, tha ai.

Në këtë rrugëtim, avokati shprehet se ka hasur në disa sfida, por ndjen se ka një rol të rëndësishëm në ndërtimin e urave të bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Nuk e kam pasur problem të bëhem avokat, normal është treg i hapur avokatia, rregullat janë të njëjta për të gjithë, praktikën është shumë vështirë për ta gjetur… kemi shumë avokat shqiptarë në Zvicër. Mendoj që në Gjenevë ka më së shumti shqiptarë avokatë. Kam klientë shqiptarë. Jam marrë më shumë me migracion e sigurime sociale”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat