Sidorela Dodajt ia bëjnë me hile në Kampionatin Evropian, reagon Driton Kuka 

Xhudo

Sidorela Dodajt ia bëjnë me hile në Kampionatin Evropian, reagon Driton Kuka 

Nga: K.Goca Më: 27 qershor 2024 Në ora: 19:24
Pamje nga gara

Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka vlerësuar lart xhudisten e talentuar Sidorela Dodaj. 

Sidorela Dodajt ia bëjnë me hile në Kampionatin Evropian U18.

Kjo xhudiste ka përfunduar në vendin e pestë në Kampionatin Evropian U18.

Gjyqtarët e dëmtuan çuditërisht dhe ia mohuan medaljen.

“Sidorela Dodaj e 5 në Kampionatin Evropian U18 në Sofje!

Tri fitore erdh në gjysëmfinale aty humbi dhe për medalje po e postoj luftën e saj.

E hodhi Ippon dhe ju dha fitorja e mandej ja anuluan dhe i dhanë dënim për kapje nën brez!

As Hitchcock nuk kish ditë me thur një horror me një rregull që sot i kushtoj Sidoreles me medalje!

Rregull koti që do bjer poshtë pas Olimpiadës në Paris!

Dy fjalë për Sidorelen dhe grupin e Majlindes, ky grup stërvitet me programin e ekipit tonë por që përgjegjëse kryesore është Majlinda dhe kjo flet shumë, se medaljet po kaliten edhe prej saj si trajnere.

Sidorela ju gëzua Ipponit dhe medaljes Evropiane por…”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat