Driton Kuka: Zyrtarisht konfirmohet mbyllja e Kualifikimit për Lojëra Olimpike 

Xhudo

Driton Kuka: Zyrtarisht konfirmohet mbyllja e Kualifikimit për Lojëra Olimpike 

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 13:11
Driton Kuka

Xhudoja zyrtarisht ka 5 norma olimpike dhe pretendojnë të kthehen me medalje.

Normat olimpike i ka siguruar xhudisti Akil Gjakova (-73 kg); xhudistet Distria Krasniqi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (- 78 kg).

Selektori i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tha se sot zyrtarisht u mbyllen garat për kualifikim në Lojërat Olimpike. 

“Sot zyrtarisht konfirmohet mbyllja e Kualifikimit për Lojëra Olimpike!

Punë e madhe e përkushtim tash shkojmë tutje!

Caku medalja Olimpike

Do Zoti shpaguhet mundi dhe puna e këtij ekipi dhe mbarë federatës tonë me medalje Olimpike të radhës”
, njofton Driton Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat