Kuka: Krejt Kosova 5 norma, 5 xhudo e 1 boks - shumë pak për shtetin tonë

Xhudo

Kuka: Krejt Kosova 5 norma, 5 xhudo e 1 boks - shumë pak për shtetin tonë

Më: 8 qershor 2024 Në ora: 10:55
Driton Kuka

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka thënë se bllokun final të përgatitjeve për Lojërat Olimpike e kanë kaluar me sukses, në Rogla të Sllovenisë.

Ndër të tjera, Kuka thekson se shumë pak norma do të ketë Kosova në Lojërat Olimpike.

“Rogla – Kampi Stërvitor përfundoj! Sfida më e madhe e bllokut final përgatitor u kalua me sukses, kampi ku mendja ndalet nga puna e madhe”, shkroi Kuka.

“Shkojmë tutje,me Norma jemi në rregull!5 Norma 4 femrat e 1 për meshkuj! Krejt Kosova 6 Norma. 5 Xhudo e 1 boks! Shumë pak për shtetin tonë!”.

“Caku ynë medalja Olimpike e radhës, me punë e përkushtim e nga ajo çka kemi pa këto vite meritojmë edhe medaljen Olimpike në Paris”.

Kuka ka përmendur edhe dy të arrestuarit në Ferizaj për spiunazh.

“Të shohim … Sa mirë që Kosova ka krijuar mekanizma të sigurisë për të arrestuar ata që punojnë për të shkatërruar shtetin tonë!”.

“Ka shumë të tillë,që flasin e veprojnë kundër UÇK,tash e edhe gjatë luftës e dij mirë, flasin e veprojnë edhe kundër vlerave të pasluftës,flasin e shkruajnë e komentojnë por ju njohim dhe e dijmë çka e për kend veproni! Sdo ja arrini qëllimit asnjëherë! Kosova do dij të ruaj lirinë e fituar me gjak ndër shekuj!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat