Diellza Kolgeci: Urime përvjetorin e gazetës ‘Bota sot’, gazetë që sjell lajme të rëndësishme dhe të besueshme për lexuesit 

Volejboll

Diellza Kolgeci: Urime përvjetorin e gazetës ‘Bota sot’, gazetë që sjell lajme të rëndësishme dhe të besueshme për lexuesit 

Nga: K.G. Më: 26 qershor 2024 Në ora: 12:38
Diellza Kolgeci

Aktorja e mirënjohur, Diellza Kolgeci, drejtoreshë e klubit të volejbollit Prishtina F, ka uruar 29 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

Aktorja e njohur tha se gazeta “Bota sot” pothuajse tash e tre dekada e informon popullin shqiptar për të gjitha ngjarjet në çdo sferë. 

“Urime përvjetorin njërës ndër gazetave më të rëndësishme ‘Bota sot’.

Suksesi në kontributin e saj në informimin e publikut, punën e palodhshme të gazetarëve në zbardhjen e ngjarjeve, si dhe për cilësinë e lartë të artikujve të tyre gjatë gjithë këtyre viteve e nëpër kohë të ndryshme për popullin tonë duke sjell lajme të rëndësishme dhe të besueshme për lexuesit. 

‘Bota sot’ edhe sot vazhdon të informoj shoqërinë tonë për ngjarje të ndryshme në vend, politikë, shëndetësi, ekonomi dhe sport ku me artikujt e saj super profesionale mbi sportin promovon jetën e shëndetshme tek te rinjtë dhe nxit interesimin për sportin”, ka uruar aktorja Kolgeci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat