Kadriu e Ibrahimi pjesë e kampit në Cavalesse

Volejboll

Kadriu e Ibrahimi pjesë e kampit në Cavalesse

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 22:18
Kadriu e Ibrahimi

Trajnerët Ylli Kadriu dhe Edon Ibrahimi janë pjesë e grupit të tretë të trajnerëve nga Kosova, që janë pjesë e kampit të volejbollit me kombëtaren U22 të Italisë.

“Në kuadër të bashkëpunimit të Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe asaj Italiane të Volejbollit, pas dy grupeve të para të trajnerëve Lorik Ilazi, Blend Haxhikadrija, Naser Krasniqi dhe Faton Mustafa, po vazhdohet i njëjti bashkëpunim me grupin e tretë.

Trajnerët tanë kanë mundësinë ideale të përfitojnë nga standardi i lartë që përfaqësojnë strategët më të mirë italianë, të angazhuar në kombëtaren e “azzureve”.

Kampi po mbahet në Cavalesse të Italisë dhe ky projekt mes Federatës Kosovare dhe asaj Italiane, do të shtrihet edhe në nivelin e administratorëve dhe menaxherëve të volejbollit”, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat