KV Suti Sport kampion në U14

Volejboll

KV Suti Sport kampion në U14

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 19:05
KV Suti Sport

KV Suti Sport nga Peja (femrat) u shpall kampion të grupmoshës U14, në garën finale të zhvilluar të shtunën.

“Vajzat e KV Suti Sport e mposhtën skuadrën e Vëllaznimit me rezultat 2:0.

Në ndeshjen për vendin e tretë Fushë Kosova Volley, triumfoi ndaj KV Theranda, po ashtu me rezultat 2:0.
Kupën, ekipit kampion ia dorëzoi presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci i shoqëruar nga presidenti i KV Suti Sport, Hysen Gashi.

Medaljet u ndanë nga zotërinjtë Bahri Gjinovci, Hysen Gashi, Ardian Ibraj e Burim Zymeri.

FVK e përgëzon KV Suti Sport për suksesin e arritur, si dhe të gjitha ekipet pjesëmarrëse, për përkushtimin dhe punën”, - njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat