Arlind Ibrahimi rikthehet të Ferizaj

Volejboll

Arlind Ibrahimi rikthehet të Ferizaj

Nga: K.G. Më: 11 qershor 2024 Në ora: 22:51
Arlind Ibrahimi

Arlind Ibrahimi rikthehet në klubin që ka shënuar rezultate fantastike, klubi i volejbollit Ferizaj.

Ky klub ka konfirmuar marrëveshjen me Ibrahimin dhe ka synime të mëdha në edicionin 2024-2025. 

Ibrahimi si trajner është dëshmuar me rezultate deri me tani dhe rikthimi i tij ka rritur edhe më shumë apetitet të ferizajasit.

“Trajneri Arlind Ibrahimi rikthehet në klubin me të cilin shkroi histori.

Arlind Ibrahimi, 32 vjeçar, është trajneri i ri i skuadrës tonë. Ibrahimi është trajner i dëshmuar në volejbollin tonë dhe fizioterapeut shumë i suksesshëm. Për herë të parë në histori të klubit nën drejtimin e trajnerit Arlind Ibrahimi, KV Ferizaj arriti të shpallej Kampion i Kosovës dhe fitues i Kupës së Kosovës”, njofton KV Ferizaj (meshkujt).

“Falënderoj kryesinë e klubit për besimin karshi meje që të udhëheq ekipin këtë sezon, padyshim që ishte një vendim shumë i lehtë të rikthehem në klubin në të cilin u rrita si lojtar si dhe në një ambient në të cilin ndihem mjaft mirë! 

Shpresoj që ta shpaguajmë besimin e kryesisë, duke rikthyer titullin përsëri në Ferizaj!”, tha Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat