Grumbullimi po zhvillohet në kampet stërvitore të Italisë

Volejboll

Grumbullimi po zhvillohet në kampet stërvitore të Italisë

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 16:09
Faton Mustafa

Dy trajnerët e Kosovës në volejboll, Naser Krasniqi dhe Faton Mustafa, e kanë mbyllur qëndrimin në Itali, ku në javën e parë të qershorit, panë nga afër punën që bëhet në Kombëtaren U22 të Italisë.

"Në kuadër të bashkëpunimit mes Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe asaj Italiane, Krasniqi dhe Mustafa janë grupi i dytë i trajnerëve që përfitojnë nga kjo marrëveshje e këmbimit të përvojave, në një vend si Italia që cilësohet si superfuqi në sportin e rrjetës.

Së shpejti nga e njëjta praktikë e bashkëpunimit, do të vazhdohet me grupe tjera të trajnerëve nga Kosova, duke u dhënë një mundësi të mirë për zhvillim.

Grumbullimi po zhvillohet në kampet stërvitore të Italisë, duke ofruar një ambient ideal për të mësuar dhe për të përfituar nga metodat dhe taktikat e avancuara të volejbollit italian.

Ky shkëmbim përvojash synon të forcojë më tej kapacitetet e trajnerëve tanë dhe të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së volejbollit në Kosovë", njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat